Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili ishte në prag shkarkimi, zotëron një pasuri marramendëse. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini rreth një muaj më parë e pezulloi atë nga detyra dhe kërkoi shkarkimin për shkak të shkeljeve dhe abuzimeve të konstatuara gjatë një auditimi të kryer në UT. Ai njihet si rektori me një numër të pafundmë skandalesh në krye të Universitetit të Tiranës, por mund të identifikohet edhe si rektori me pasuri “sheikësh”.

Sipas të dhënave të publikuara tek Open Data, pasuria e Konit duket sikur nuk ka fund. Në emër të tij janë deklaruar pesë apartamente, ndërsa shumat e harxhuara për to janë me shumë zero mbrapa. Tre apartamente rektori i ka në Tiranë. Për një prej tyre ai ka harxhuar 72 mijë euro, për tjetrin 74 mijë euro, ndërsa për të tretin 1 milion e 500 mijë lekë të rinj. Një tjetër shtëpi banimi është blerë në Lundër për 160 mijë euro, ndërsa Koni është pronar edhe i një ndërtese në Maminas të Shijakut.

Përveç apartamenteve, Mynyr Koni zotëron edhe mijëra metra tokë. Më konkretisht, Koni është pronar i një toke arë me sipërfaqe 2650 metër katrorë në Maminas të Shijakut. Po në Maminas, Koni është pronar edhe i një toke me pemë plus truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 350 metër katrorë nga të cilat 150 metër katrorë truall dhe 60 metër katrorë ndërtesë.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Mynyr Konit, Edlira Koni është pronare me 100 % e një dyqani me sipërfaqe 45 metër katrorë të blerë për 45 mijë euro. Bashkëshortja e rektorit zotëron edhe një farmaci. Një detaj mjaft interesant nga gjithë pasuria e Mynyr Konit e deklaruar janë padyshim llogaritë bankare në emër të rektorit, bashkëshortes së tij apo edhe fëmijëve të tij.

Në total, Koni dhe familjarët e tij zotërojnë dhjetë llogari bankare. Në to ai ka depozituar miliona lekë dhe euro: Gjendja e llogarisë bankare në një bakë të nivelit të dytë, të ardhura nga pagat, 54.392 lekë; Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga pagat, 670.975 lekë;

Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga pagat, 4.801 lekë; Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga biznesi, 34.679 lekë; Djali, Aldo Koni, llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga bursa e studentit; Gjendja e llogarisë bankare të djalit në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga bursa e studentit 17.800 lekë;

Vajza, Irisa Koni, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga kursimet familjare, 6.0033 euro; Vajza, Irisa Koni, gjendja e llogarisë në Banca Populare di Sondrio, Milano, Itali, të ardhura burse nga Universiteti Politeknik, Milano, 3.577.86 euro. Nga ana tjetër, Mynyr Koni është pronar edhe i një makine tip “Benz A Class” prodhim i vitit 2000, blerë në vitin 2008 me të ardhura nga pagat për 350 mijë lekë të rinj. Një tjetër fakt që bie në sy është se Mynyr Koni ka zaptuar të gjitha universitetet.

Ai punon si pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin e Mjekësisë, si pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, si pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe si dekan.

/TEMA