Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formën e tij maft të mirë në kampionatin turk.

Bomberi i “Dardanëve” ka shënuar një tjetër gol te skuadra e tij, Fenerbahce, në takimin ndaj Denizlispor.

Muriqi shënoi golin e dytë për ekipin e tij las asistimit të kapitenit Emre.

Ky është goli i katërt në këtë edicion në Superligën e Turqisë për ‘bomberin’ kosovar duke qenë nja nga pikat më të forta për Fenerbhacen.