Kryeministri Rama ka publikuar ankesën e një qytetari në lidhje me mungesën e ilaceve për babain e sëmurë. Qytetari nga Gramshi shprehet se në spitalin e Elbasanit ka mungesë të ilaçeve dhe medikamenti i veçantë është i vështirë për tu gjetur dhe i shtrenjtë gjithashtu. Pas ankesës së qytetarit është konstatuar se ky ishte problem I përkohshëm pasi ka qenë mungesë tregu, jo vetëm në Shqipëri dhe janë marrë masa të menjëhershme.

Qytetari i ka shkruar përsëri Kryeministrit duke e falenderuar për problemin e zgjidhur dhe punën e bërë.