Ju mund t’i njihni mirë pikat tuaja të dobëta, por çfarë thotë horoskopi për to? Zbulojeni dhe na thoni në sondazhin në fund të artikullit nëse horoskopi e ka gjetur pikën tuaj të dobët apo jo.

Dashi- Dashi mund të jetë një shenjë bujare dhe energjike, por është e paduruar dhe mund të shpërthejë me agresivitet për gjëra që mund të pendohet më vonë.

Demi- Demi është një nga shenjat më llupëse që rrezikon shumë po të mos kujdeset në lidhje me ushqimin.

Binjakët- Binjakët e kanë huq të flasin më shumë se ç’duhet dhe ndonjëherë merren me thashetheme.

Gaforrja- Gaforret janë të rrezikuara ndaj varësive, pasi kanë prirjen të mos duan t’i ndryshojnë gjërat, por t’i lënë siç janë.

Luani- Luani ka ego të zhvilluar dhe varësia nga vëmendja mund t’i kthehet në problem.

Virgjëresha- Virgjëresha është pak e ngurtë, e tepron me racionalitetin dhe ka një mani për të kontrolluar gjërat.

Peshorja- Peshorja nuk di të bëjë kompromise dhe ka një varësi ndaj gjërave të luksit.

Akrepi- Akrepi është shenjë misterioze e pasiononte, por njëkohësisht është hakmarrëse dhe e prirur për të pasur varësi ndaj seksit.

Shigjetari- Shigjetari mërzitet shumë lehtë dhe e ka të vështirë të përqendrohet në gjëra të qëndrueshme.

Bricjapi- Bricjapi e tepron me seriozitetin, aq sa bëhet pesimist. Shpesh ata shihen si njerëz të ftohtë.

Ujori- Ujori është shenjë e pavarur dhe e ka të vështirë të krijojë gjëra zyrtare, serioze. Fiksohet me ndjenjat dhe e humb fillin nga realiteti.

Peshqit- Peshqit janë ëndërrimtarë aq të ndjeshëm, sa ofendohen me një fjalë. Dëshira e madhe për t’u ndier të dashuruar i bën shumë kërkues nga kjo anë.