Mediat gjermane shkruajnë se gjiganti bavarez nuk do të lë sulmuesin të largohet në janar Ditë më parë spekulohej se Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munichu gjatë janarit, shkruan Gazeta Express. Sulmuesi gjerman është i mllefosur me trajnerin Niko Kovac, i cili nuk po i jep hapësira të mjaftueshme.

Muller i ka nisur vetëm tri ndeshje nga fillimi këtë sezon dhe ai po e mendon largimin. Mirëpo, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se gjiganti bavarez nuk do të lë 30 vjeçarin të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Flitet se disa klube të njohura si Arsenal, Manchester United e Liverpool kanë shprehur interesim për Mullerin.