Jose Mourinho ka zbuluar se drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, ia dërgoi atij një mesazh për ta uruar për postin e tij të ri si trajner i Tottenhamit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Ed Woodwardi e liroi Jose Mourinhon nga posti i trajnerit në Old Trafford, pas disfatës kundër Liverpoolit në Anfield, duke i dhënë kështu fund karrierës dyvjeçare e gjysmë të portugezit në “Teatrin e Ëndrrave”, transmeton Gazeta Express.

Trajneri portugez i refuzoi një numër të ofertave për t’u bërë trajner i disa klubeve dhe e mori pozitën e analistit në Sky Sports në fillim të sezonit 2019/20.

Mourinho në fund arriti ta sigurojë kthimin si trajner në Premierligës të mërkurën në mëngjes, duke e marrë postin e trajnerit në Tottenham, disa orë pasi Mauricio Pochettino u shkarkua nga kjo pozitë.

Ish-trajnerit të Chelseat dhe Real Madridit i është besuar detyra për ta përmirësuar menjëherë Tottenhamit, përkundër vështirësive që ai i pati në detyrën e tij të fundit, me “Djajtë e kuq”.

Shpeshherë ishte sugjeruar nëpër mediume britanike se Mourinho nuk kishte marrëdhënie aspak të mirë me drejtorin ekzekutiv të Manchester Unitedit shkaku i mospajtimeve lidhur me transferimet gjatë afateve kalimtare.

Megjithatë, Mourinho thotë se Woodwardi ishte në mesin e disa ish-lojtarëve që i uruan atij fat në Tottenham këtë javë, duke e lënë edhe vetë portugezin të befasuar.

“Mora mesazhe nga të gjithë, nga çdo ish-klub i imi. Ndoshta unë do ta kem mundësinë të kërkoj falje që nuk u përgjigja në 500 prej tyre, në të cilat s’munda të përgjigjem. I kam 700 mesazhe, por pata kohë të përgjigjem në vetëm 200 prej tyre”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.

“Por, ishte e çuditshme për mua, nga klubi im i fundit, shumë njerëz më shfaqën respekt, empati dhe ndjenja të tilla. Ishte diçka shumë e mirë. Të gjitha ishin shumë të veçanta”.

“Mesazhi i parë ishte nga drejtori menaxhues i Manchester Unitedit, Richard Arnold. Mesazhi i tretë, i katërt apo i pestë ishte nga Ed Woodward. Dhe ata kishin qenë shefët e mi”.

Në ndeshjen e parë me klubin e tij të ri, Mourinho do të përballet me West Hamin në Premierligës, në përballjen që është planifikuar të zhvillohet në London Stadium të shtunën pasdite.