E diela e sotme parashikohet të jetë me reshje të dobëta shiu në të gjithë territorin e vendit.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, qarku i Kukësit pritet të ketë sasinë më të madhe të reshjeve.

RESHJET

Sot priten reshje të dobëta në të gjithë territorin.

Në qarkun Kukës reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 23 °C

në vendet e ulëta: 13 / 23 °C

në vendet malore: 11 / 20 °C

ERA

Sot mesatare deri e fortë.