Kryeministri Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një statusi në Facebook, projektin për transformimin e Shirkoës magjike në Shkodër të rrënuar në dekada të tëra harrese. “Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos😉”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës”- shkruan Kryeministri. 

Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve në lidhje me projektin duke shprehur dyshime dhe mosbesim, por Kryeministri nuk ka nguruar t’ju kthejë përgjigje dhe të replikojë me qytetarët në komente.