Mero Baze

Aleatët e Partisë Demokratike dhe Ilir Meta po përpiqen të shpëtojnë çfarë të mundin nga katastofoa ku ka hyrë opozita, me vendimin për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë partinë e parë antikomuniste të Shqipërisë jashtë sistemit.

Këmbngulja e Metës për dekretet e tij, e argumentuar direkt me fatin e Partisë Demokratike, dhe përdredhja e gjuhës, e aleatëve të Bashës, për tu përfshirë në zgjedhje më 13 tetor, edhe pse nuk do të ketë të tilla, janë një lloj rrethimi që po i bëhet Bashës, jo për tu dorëzuar, por për të pranuar realitetin e ri pas 30 Qershorit dhe fatin e tij.

Por i gjithë ky presion nuk llogarit se për Lulzim Bashën nuk është më prioritet kur do futet PD në zgjedhje, por si do justifikoj ai bilancin e shkatërimit të PD. Tani i kanë skaduar të gjitha gënjeshtrat. I skadoi më 30 Qershor gënjeshtra e madhe e mos mbajtjes së zgjedhjeve, i skadoi dhe deri më 2 gushtë gënjeshtra se nuk do të dorëzoj bashkitë.

Baza e PD ka reaguar shumë herë më me qytetari dhe realizëm se Lulizim Basha. Ata i besuan fatin e tyre Lulzim Bashës, por kur panë që ai i gënjeu, vepruan si qytetarë.

Tani nëse Lulzim Basha pranon 13 Tetorin e Ilir Metës dhe kjo shërben si shkak që Rama të ulet në tryezë me opozitën, Bashës do ti duhet ti përballet me shumë sfida që nuk i mban dot.

Së pari do ti duhet të ulet në tryezë me Ramën, nga e cila egziston një paranojë kombëtare kundër tij. Dhe ai nuk ka fuqi ta bëj këtë dy herë.

Së dyti do ti duhet të pranoj Edi Ramën kryeministër dhe kjo i vë kryqin gjithë masakrës që ai bëri mbi Partinë Demokratike për të mos e futur në zgjedhje dhe për ta nxjerrë nga Kuvendi.

Por mbi të gjitha e çfaktorizon atë si si aktorin kryesor të opozitës, duke nxjerrë si shpëtimtar të saj Ilir Metën.

Ndaj mos prisni që tani Lulzim Basha të shprehet për 13 Tetorin dhe fatin e tij. Ai është thjeshtë duke parë nga i vjen më shumë rreziku, nga këmbngulja për 13 tetorin apo nga kundërshtimi i tij. Ndaj e ka lënë të lirë Ilir Metën të bëj sikur është me 13 tetorin. Po ashtu dhe aleatët e PD.

Ndërsa vet, mos e torturoni ta pyesni çfarë do bëj. Se ndërsa të gjithhë kanë në mendje një zgjidhje për krizën e vendit, ai e di se kjo krizë ka një kryeviktimë që quhet Lulzim Basha. Ndaj ti kërkosh të shprehet për 13 tetorin, është sikur ta pyesësh çdo ditë kur do ikësh.