Nga Ilirjan Blloshmi/

Në një vënd normal, me nje sistem drejtësie të rregullt, Ilir Meta duhet të ishte në vitin e tij të 9-të, të burgut.

Por fatkeqsisht jetojmë në Shqipëri, dhe Ilir Meta është president. Tani për të gjithë ata që do thonë se po i bën gjyq politik Ilir Metës, mjafton të shikojnë vidion e tij me të ndjerin Prifti.

Sot Ilir Meta, është president, gruan e ka kryetare të partisë, fëmijët i ka në Angli. Urrejtjen ndaj shqiptarëve, e ka në maksimum.

Për ata që do thonë, po ti ku e di? Mjafton që të shohin atë që bëri nëpërmjet Çim Pekës, dukë shpikur një lajm që futi shqiptarët në ankth.

Por Ilir Meta sot është njeriu më i izoluar. Sot Ilir Metës i ka ngelur vetëm Sali Berisha, Monika, Petrit Vasili, Elona Guri.

Mos i vini faj Ilir Metës. Sot kuptojeni atë, “luani i arte” i Venecias, sot ai u bëri karshillik atyre pak të huajve që po mundohen ta bëjnë të jetushëm këtë vënd.

Gjëndja psikologjike e Metës, kur foli sot tek festa e ashures, tregoj më së miri, se password e FB, Istagramit, të Tedi Blushit, e ka ai.

Mos i vini faj as statusve të Petrit Vasilit, që i kishte quajtur shqiptarët idiotë.

Mos i vini faj as Nikoll Lesit, as Fahri Balliut, as këshilltarëve të Metës.

Mos i paragjykoni, pasi janë në “vakinë e çmëndurisë” që ka kapur Ilir Metën.

Pra të dashur “idiotë”(siç ju ka quajtur Petriti), ne sot duhet të merremi me çdo gjë, por jo me Ilir Meten.

Sot ilir Meta ka nevojë për mbështetje, që të kalojë këtë gjëndje që është.

Ilir Metën e duam të gjallë o “idiotër”.

Duam ta shohim me pranga në duar, e të paguajë një më një, kusuret që i ka kushtuar këti populli.

Fëmijet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës, Aleks Nikës, duan të shohin atë që çoi para “pushkatimit” prindërit e tyre.

Për të gjithë ju që do thoni jo e bëri Berisha, jo e bëri Rama 21 janarin, ju kujtoj që ishte video e Ilir Metës ajo që nxorri shqiptarët në shesh.