Nga Spartak Ngjela/

Komisioni i Venecias e shkarkoi Metën.

Nuk kish si të ishte ndryshe. “Nuk ka kompetencë kushtetuese presidenti, dhe në asnjë ligj, që të ndryshojë datën e zgjedhjeve”, thotë Komisioni.

Këtë thashë edhe unë kur shpjegova pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ.

Është pika e parë e ligjit në të dy kodet: edhe në Kodin Civil, edhe në Kodin e Procedurës Administrativë kjo që shpreh Komisioni i Venecias.

Por pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: Çfarë ka ndodhur në stafin juridik të këtij presidenti?

Është forca e arbitrarizmit të tij që i është imponuar juristëve të tij të flisnin si qytetarë të thjeshtë, apo ata janë servilë të Metës deri në lakeizëm?

Ore, apo ia kanë hedhur juristët e stafit këtij njeriu mediokër?

Koha do ta tregojë…

Gjithsesi… koha po ecën vijimisht në favor të shqiptarëve dhe kundër korrupsionit të lartë shtetëror…

Kjo është kryesorja e këtij çasti juridik që sot u hodh kundër presidentit shqiptar…