Edhe pse nuk jetojnë në të njëjtën familje, ata takohen çdo muaj me njëri-tjetrin.

Fëmijët pa kujdes prindëror të Shtëpisë së Foshnjes takohen çdo muaj me motrat dhe vëllezërit e tyre që ndodhet tek shtëpia e fëmijëve ‘Zyber Hallulli’.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto nga këto moment emocionuese mes takimeve të fëmijëve, pa kujdes prindëror që janë marrin shërbime në këto institucione.

Sa kohë prindërit nuk kanë mundësi të kujdesen për këta fëmijë, janë Institucionet e Përkujdesit Shoqëror që kanë marrë rolin e familjes për të forcuar marrëdhëniet mes tyre. Edhe pse ndodhen në Shtëpi të ndryshme atyre u mundësohen takime mujore që fëmijët të shkëmbejnë përqafimet mes tyre, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve familjare.