“Luka Modric po kërkon largimin nga Reali i Madridit”. Ky është raportimi i bujshëm i gazetarit Louis Girardi i cili thotë se mesfushori kroat pritet ta vijojë karrierën e tij drejt Milanit në Serie A.

Duke u ndjerë jashtë projektit të Zidanes i cili preferon transferimin e Pogbas, fituesi i “Topit të Artë” në fuqi do të dëshironte të largohej nga kryeqyteti spanjoll.

Gazetari i njohur shkruan në rrjetet sociale se Modric është takuar me Florentino Perez dhe ia ka kërkuar atij largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Këtë muaj u raportua se Milani po përgatit një ofertë për Modric, ndërsa Reali i ka vendosur kroatit çmimin 20 milionë euro, shkruan SYRI.net.

Ditë më parë Modriç i ka ndezur ato edhe më tepër këto spekulime duke bërë “LIKE (pëlqim)” postimet e Rosonerëve në Instagram.

Edhe drejtuesit e Milanit janë në kërkim të një mesfushori cilësor që do të luante në sistemin e ri të Giampaolos 4-3-1-2.