Ditën e djeshme filloi sezoni i ri futbollistik i Serisë A. Juventusi e nisi me një fitore minimale 0-1 në transfertën ndaj Parmës, ndërsa festës për këtë sukses iu bashkua nëpërmjet rrjeteve sociale edhe modelja e njohur Carola Varini.

Kjo e fundit njihet si një fanse e bardhezinjve, ndërsa në rrjetet sociale, përveç gëzimit për fitoren ndaj Parmës, u shpreh e bindur që Juventusi do të fitojë edhe titullin e 9 radhazi.

Pas fjalëve të Carolës, por edhe fotove të saj “hot” në rrjetet sociale, tani nuk mbetet gjë tjetër veçse Cristiano Ronaldo me shokë të bëjnë detyrën, për t’i plotësuar profecinë modeles.