Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka arsye për të kërkuar mocion besimi nga Parlamenti.

Kur u pyet nga gazetarët nëse do të kërkonte një mocion të tillë nga deputetët apo qoftë edhe nga populli, kreu i qeverisë tha se mund t’ia kërkonte parlamentit francez.

“Mund t’ia kërkoj parlamentit francez, parlamentit shqiptar nuk kam pse ia kërkoj, Parlamentit francez nuk ia kërkoj dot. Maqedonia ka 14 vjet që pret t’i çelen negociatat dhe nuk merr asnjëherë po. E detyruan të ndërrojë emrin, duke i premtuar që u bë kjo, u zgjidh. Dhe ja ku jemi.

Kishte plot që thoshin do ndahet Maqedonia e Veriut. Po kishte edhe zëra brenda BE-së. Asnjëherë nuk ka qenë një opsion. E kemi rrezikuar në maj-qershor për shkak të katrahurës që u bë këtu. Nuk ka lidhje në thelb vendimmarrja me çfarë ka bërë njëri dhe çfarë ka bërë tjetri. Ata ndërruan emrin. Atëherë, çfarë duhet të bëjnë më shumë ata?!

U gjendën në një moment të historisë dhe bashkëjetesës së BE ku ndodh një përplasje e madhe mes Francës dhe Gjermanisë. mekanizmi është i tillë që mund të jenë dakord të gjithë dhe njëri mund të thotë jo”, theksoi Rama gjatë konferencës për shtyp.

ERTV Live: Në komunikim me median dhe publikun pas mbledhjes së Këshillit Europian

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 18. Oktober 2019