Miss Serbia, Irina Jovanka duket se është prapë në krah të shqiptarëve. Këtë herë nuk bëhet fjalë për shqiponjën me duar por për një gjest akoma më human.

Irina na tërhoqi vëmendjen për iniciativën e saj për të ardhur në Shqipëri për të dhënë ndihmën e saj dhe gjithashtu për të qëndruar në krahë të banorëve të disa zonave të prekura nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë.

Tasmë Irina ndodhet në Shqipëri duke ndihmuar fëmijët aty me rroba e ushqime. Fotot i ka bërë publike edhe në ‘Instastory’ ku shihet se po bashkëpunon me një organizatë kosovare për të shpërndarë vetë ndihmat në terren.

“Të ndihmosh të tjerët të bën të lumtur”, shkruan ajo mbi një foto.

Vetëm pak ditë më parë ajo ka bërë të ditur në rrjetet sociale se do të niset nga Viena për të ardhur në vendin tonë dhe gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, që të dërgojnë ndihma sa më shumë për të prekurit nga tërmeti.