Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, do të bëhen prindër për herë të dytë. Miriami është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe herë pas here ka ndarë me publikun poza me barkun e rrumbullakosur. Ata ende nuk e kishin zbuluar gjininë e bebushit, të cilën e kanë bërë të ditur mbrëmjen e sotme në koncertin recital të Albanit.

Çifti ka surprizuar publikun kur ka treguar se po pret një djalë, ndaj edhe Miriami ka veshur sonte një fustan ngjyrë blu. Ata kanë performuar krah njëri-tjetrit të emocionuar, teksa merrnin duartrokitjet e shumta të publikut tek amfiteatri i Tiranës.

Albani dhe Miriami janë gjithashtu prindër të një vogëlusheje të quajtur Ameli.