Mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për këngëtaren e njohur, Miriam Cani. Bukuroshja është nisur të pushojë në një vend bregdetar në Jug të Shqipërisë dhe u ka uruar një ditë të mbarë të gjithëve me një foto ku tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja shfaqet mjaft e ëmbël teksa po shijon rrezet e diellit të mëngjesit dhe të gjithëve sytë na kanë mbetur tek barku i saj.

Miriami është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe barku tani duket shumë qartë. Pavarësisht se ajo është përpjekur ta mbulojë duke veshur një fustan të gjerë, barku dallohet dhe Miriami ka marrë një nur shtatzënie që nuk dimë si ta përshkruajmë. Kujtojmë se Miriami dhe Albani e zbuluan lajmin e shtatzënisë në mënyrën më të bukur.

Teksa ishin duke mbajtur koncertin “Hapësira e një ëndrre” në Prishtinë, ata treguan për herë të parë se Ameli do të bëhet me një motër ose një vëlla.