Personat që kanë lindur në muajin shtator cilësohen si më të suksesshmit. Në këtë përfundim ka arritur raportit Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike, pas një studimi të gjatë. Ata kanë parë në SHBA notat e nxënësve nga mosha 8-15 vjeç dhe është vënë re se notat e fëmijëve të lindur në shtator janë më të mira.

Sipas studimit faktori që ndikon në këto rezultate është mosha. Fëmijët e lindurit në shtator janë zakonisht më të mëdhenjtë e klasës dhe kjo i bën të ndihen më të sigurtë.

Fëmijët e lindur në këtë muaj mund të presin deri vitin tjetër për t’u regjistruar dhe kjo i rrit më shumë mendërisht, duke iu lehtësuar punën në vitet në vazhdim.