Komisioni për Integrimin Europian miratoi sot projektligjin ‘Për buxhetin e vitit 2020″.

Për prezantimin e këtij projektligji i ftuar në komision ishte zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, i cili tha se buxheti i vitit 2020 është pjesë e planifikimit buxhetor afatmesëm të ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për periudhën 2020-2022 dhe është hartuar në funksion të mbështetjes së aktivitetit diplomatik duke përfshirë këtu dhe misionet diplomatike dhe postet konsullore.

“Buxheti i ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme operon me katër programe buxhetore; planifikimi menaxhimi dhe administrimi, mbështetja diplomatike jashtë shtetit, aktiviteti diplomatik dhe konsullor i ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe mbështetja institucionale për procesin e Integrimit’, vijoi Xhafaj.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve nga anëtarët komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjale.