Nga Elisa Spiropali/

Sot, me erdhi në zyrë me kerkesen e tij gjyshi i vajzës se mitur nga Kavaja, e cila fatkeqesisht, eshte bere shenjester e politikes dhe medias qe ne vend se ta ndihmojne po e derrmojne.

Ai tregonte duke u dridhur se cfare halli i madh i ka rene mbi koke familjes; sesi pas gjëmës se pare vajza po perjeton nje gjeme te dyte. I kanë hequr nga duart telefonat, i kanë mbyllur televizorët, e kanë rrethuar me dhimbjen e me perkujdesjen familjare, për ta mbrojtur nga lukunia që i është vërsulur nëpër komisione parlamentare, në banaqe televizive, në faqe dixhitale. Duke bërë politikë dhe audiencë me një vajzë vetëm 13 vjeç e 2 muaj, po shkaterrojne cdo rruge rikthimi te saj ne jeten normale, tha zedridhur gjyshi i saj.

U mendova gjate a ta ndaj me ju apo jo tronditjen e tij, po ne fakt po s’e bera une qe e pata ate burre fisnik ne zyre per hallin e tij, kush do ta beje ne emer te tij thirrjen per ta lene te mituren ne privatesine e saj!?

A e dini se privatesia e të miturit garantohet me ligj?! Kodit i te Drejtes Penale per te Mitur Neni 21 -E drejta e te miturit per jete private respektohet plotesisht ne cdo faze te drejtesise penale per te mitur duke bere kujdes qe te shmanget demtimi i tij.

2.Nuk publikohet asnje informacion qe mund te coje ne identifikimin e te miturit ne koflikt me ligjin, te miturit viktime ose deshmitar i nje vepre penale.

3. Ndalohet identifikimi ose publikimi ne cfaredolloj forme i te dhenave personale te te miturit.

Po mire monstra qe njohim e qe kemi taksirat ta durojme cdo dite prej vitesh, kur shkel cdo kushtetute e kanun, po si i behet shume e shume te tjereve, qe perseri e perseri, shqyejne publikisht ata qe medemek mbrojne?!

Nje vajze e mitur si mjet per te gjuajtur policine, prokurorine, qeverine! Nje vajze e mitur si shembelltyre e kriminalizimit moral dhe korruptimit mendor te politikes e te medias! Nje vajze e mitur si plage qe tregon semundjen e rende te politikes qe nuk votohet, te medias qe nuk ngopet, te shoqerise qe nuk ndalet nje asnje moment per te marre fryme dot, nen presionin total te dy te parave.

Gjyshi i vajzes me tregoi se si e vogla po tretet para syve te tyre; sesi nuk kapercen dot pragun e shtepise nga tmerri i zhurmes rreth saj; sesi familja kerkon vetem nje gje sot: Drejtesi dhe Te drejten per t’u lene rehat ne dhimbjen e vet te pangushellueshme!

Tani ju lutem! Ja ku me keni! Ti monster i pari dhe cilido tjeter pas teje! Me sulmoni mua! Shpifni e hidhni mbi mua jarget e ligesise e rrufete e paaftesise suaj per te qene njerez qofte edhe me nje te mitur, po ate, vajzen e mitur dhe familjen e saj, lerini rehat!

(Lexo.al)