Shahini: “Vendimi, pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit”

Në një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini është shprehur në lidhje me çështjen e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë”. “Vendimin për të hapur një shkollë apo për ta mbajtur të mbyllur e kemi marrë pas vlerësimit të inxhinierëve bashkiakë dhe Institutit të Ndërtimit”, nënvizon ajo.

“Rrjedhimisht, shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e HAPUR dhe do të punojë me dy turne, sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në sanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”, mbyll postimin e saj Ministrja Shahini.