Ministri italian i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor, Ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në kampin e çadrave pranë qytezës së Vorës si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane.

Menjëherë pas rënies së tërmetit Italia përpos ndihmave dërgoi në Shqipëri grupet e ekspertëve të kërkim shpëtimit, por edhe vlerësimit të dëmeve, që po vijojnë punën në terren.