Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth ka reaguar pas vendimit të sotëm të vendeve anëtare të BE për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në postim në rrjetin social “Twitter”, ai shkruan se ndihet i zhgënjyer dhe se Europa dështoi.

Ai më tej shkruan se ekziston një mungesë e madhe udhëheqjeje dhe guximi në BE.

Roth më tej thekson se ne duhet të mbajmë premtimet tona dhe të marrim përgjegjësinë për paqen, stabilitetin, pajtimin dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimorë.