Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, Miley Cyrus u përfol se kishte nisur një romancë të re me mikeshën e saj, Kaitlynn Carter, e cila gjithashtu sapo ishte ndarë nga partneri, Brody Jenner. Vajzat u panë duke kaluar momente tepër intime në jaht, teksa putheshin e përkëdheleshin me njëra-tjetrën, duke lënë të kuptohet se kanë më shumë se shoqëri.

Teksa rrjeti zien nga lidhja e re e vajzave, u mësua se Liam kishte shkuar për të firmosur dokumentat për divorc nga Miley, duke i dhënë fund njëherë e mirë marrëdhënies së tyre, vetëm 8 muaj pasi u martuan. Duket se teksa Liam vuan nga ndarja, Miley po shijon jetën dhe romancën e re me Kaitlynn. Së fundmi, vajzat i kanë bërë dhuratën më të pazakontë ish-it të Kaitlynn, Brody-t, për ditëlindje.

Në Instastory, ky i fundit ka treguar se këngëtarja dhe ish-partnerja e tij i kishin dërguar në shtëpi një buqetë me hashash, e cila përmbante lloje të ndryshme të tij.

“Brody, të urojmë gëzuar ditëlindjen! Të duam!”- shkruhej në pusullën e lënë nga vajzat. Duket se dhurata e pazakontë i ka pëlqyer Brodit, i cili i falenderon Kaitlynn dhe Miley-n teksa filmon kutinë me hashash.

Më pas, Brody është parë i shoqëruar me Josie Canesco-n, e cila dyshohet të jetë e dashura e tij e re. Dyshja është fotografuar teksa ecnin në rrugë dhe Brody i kishte hedhur asaj dorën në qafë, duke kryqëzuar gishtat me njëri-tjetrin