Shtatë herë fituesit e Ligës së Kampionëve, klubi i “Milanit” është kërcënuar me një përjashtim nga futbolli europian, nëse këtë të fundit dështojnë që të përmbushin objektivat e fair play-it financiar, bën me dije bordi drejtues i UEFA-s.

Sipas “Marca” një komitet i UEFA-s, u shpreh ditën e enjte se “Milani” do të mungojë në një nga sezonet, 2022-23 ose 2023-24, nëse nuk përmbush objektivat financiar.

Vendimi është marrë pas skualifikimit të “Milanit” në fazën e grupeve të Europa Ligë, duke u mundur me rezultatin 3-1 nga “Olimpiakosi” i Athinës.

“Milani” ishte përjashtuar këtë vit nga kompeticioni i “Europa Ligës”, për shkak të problemeve financiare, por ata fituan me sukses apelimin që bënë në CAS.

CAS i bëri thirrje UEFA-s që të rishikonte vendimin për “Milanin”.