Janë vetëm çastet e para në Londër të Gonalzo Higuain me fanellën e Çelsit, me Pipitën që hedh në rrjetet sociale fotot e para të stërvitjes por edhe shoqërinë e re.

Por një nga këto foto ka sjellë dhe reagimin e ish-shokëve të tij te Milani, me të parin Hesuz Suso.

Spanjolli, të cilit mesa duket ende nuk i ka kaluar inati i largimit të argjentinasit nga Milani, vendos të tallet me të dhe i shkruan: “Ato pantallonat nuk mund t’i merrje një numër më të madh?”.

Hoze Mauri, i thirrur në debat nga vetë Suso, e ngre edhe më tej nivelin e shpotisë: “Më duket se atje nuk kanë masë më të madhe sesa XXL”… Eh fillimet e reja janë gjithnjë të vështira.