—>

Milani po kalon një periudhë aspak të mirë në këtë fillim sezoni, teksa ka grumbulluar vetëm 9 pikë nga 21 të mundshme.

Pikërisht këto rezultate negative të arritura në javët e para, kanë bërë që drejtuesit të shkarkojnë nga posti i trajnerit Marco Giampaolon dhe në vendin e tij të emërojnë ish-trajnerin e Interit, Stefano Pioli.

Ishte pikërisht emërimi i këtij të fundit në stolin e kuqezinjve, i cili solli edhe irritimin e tifozëve që dolën kundër këtij vendimi.

Megjithatë pavarësisht të gjitha vështirësive që po has “Djalli”, tifozët përsëri nuk e braktisin.

Të dielën Milani do të përballet me Leçen në “San Siro”, dhe deri në këto momente janë shitur 50.000 bileta.

Kjo tregon se pavarësisht gjithçkaje tifozët kuqezi nuk ndalin asnjëherë së përkrahuri skuadrën e tyre, aq më tepër në këto momente të vështira që po kalojnë.