Milan ka zyrtarizuar dy blerjet e fundit të merkatos. Laksalt dhe Samu Kastijeo kanë ditë që kanë mbëritur në Milano, por vetëm sot klubi i ka zyrtarizuar, pas testeve mjekësore.

“Milan komunikon se ka blerë përfundimisht sulmuesin 23 vjeçar Kastijeo nga Vilareali dhe mesfushorin 25 vjeçar Laksalt. Me blerjen e tyre dhe të mesfushorit Bakajoko, Milani mbyll blerjet për këtë verë” ishte komunikata e klubit. Gjithashtu kuqezinjtë njoftuan zyrtarisht edhe transferimin zyrtar të Karlos Bakës te Vilareali dhe Xhanluka Lapadula te Xhenoa.