Milani do të presë sot në “San Siro” Leçen, në një sfidë ku kuqezinjtë do të kërkojnë vetëm tre pikët.

Në këtë ndeshje do të debutojë edhe tekniku i ri i “Djallit”, Stefano Pioli, i cili mori vendin e të larguarit, Marko Xhampaolo. Ky debutim i teknikut italian përkon edhe me ditëlindjen e tij, dhe dhurata më e mirë që ai do të kërkonte nga skuadra e tij, do të ishte një fitore në shtëpi përpara tifozëve të tij.

Situata në kampin kuqezi nuk është aspak e mirë, teksa në 7 ndeshje të zhvilluara deri tani kanë marrë vetëm 9 pikë. Kjo ka sjellë edhe irritimin e tifozëve, të cilët kanë dalë kundër klubit për vendimet e marra. Balotazhet për tu aktivizuar titullar në këtë ndeshje, ishin Leao-Piontek për majën e sulmit dhe Çalhanoglu-Rebiç për krahun e djathtë në sulm.

Milan: Donaruma, Konti, Muzakio, Romanjoli, Teo Hernandez, Paketa, Bilja, Kesi, Çalhanoglu, Leao, Suso. Trajner: Stefano Pioli.

Lecce: Gabriel, Mesarielo, Kalderoni, Rosetini, Lucioni, Taksidhis, Majer, Mankosu, Tabaneli, Falco, Babakar. Trajner: Fabio Liverani.