Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu është një prej emrave të plotikës shqiptare që tërheq herë pas here vëmendjen e mediave rozë.

Bregu është aktive në rrjetet sociale nga publikon dhe ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj private apo profesionale.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto me ish-miss Shqipërinë dhe moderatoren e njohur, Floriana Garo.

Së pari e ka publikuar Floriana foton me Majlindën ku sipër fotos ku të dyja shfaqen të veshura me të kuqe, ajo vendos vetëm njëemoji dielli.

Ndërsa Majlinda shkruan për këtë foto me moderatoren ku të dyja janë të buzëqeshura, shkruan: Dhe e kuqja ishte rastësi.

Nuk dihet se ç’mund t’i ketë bashkuar këto dy emra të njohur të ekranit dhe politikës shqiptare, pasi nuk dihet nëse janë të njohura që më parë. Gjithashtu kujtojmë që ndonëse Floriana nuk ka lidhje me politikën, por vjehrra e saj është një politikane .