Presidenti Ilir Meta në konferencë për mediat një ditë pasi socialistët nisën procedurat për shkarkimin e tij. Ky vendim erdhi si pasojë e aktit të kreut të shtetit i cili firmosi ditën e djeshme dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kreu i shtetit Ilir Meta ka këmbëngulur se vendimi i tij për të anuluar zgjedhjet është marrë me përgjegjshmëri të plotë, dhe se ka rrezik real për përshkallëzim të situatës ditën e zgjedhjeve, të dekretuar për herë të parë prej tij më 30 qershor. Ai tha se nuk e ka shkelur kushtetutën. Meta tha se ka modele kushtetuese të përkthyera gabim, edhe në gjuhë të ndryshme. Duke ju drejtuar në mënyrë indirekte ndërkobmëtarëve, që mund ta kenë lexuar gabim kushtetutën shqiptare nga përkthimet sipas tij jo të sakta, Meta ka cituar disa pjesë nga Kushtetuta.

Pra, Meta mendon se me mire se te binde gruan e tij te mos shkaktoje trazira, shkel Kushtetuten!