Presidenti i vendit, Ilir Meta vijon të publikojë në faqen e tij në rrjetet sociale, foto nga vende të ndryshme të Shqipërisë, ku ai po kalon pushimet.

Dy ditë më parë, kreu i shtetit ka publikuar nja foto nga Gjiri i Lalëzit, ku bashkangjitur në mënyrë indirekte duket se ka dhënë edhe një mesazh.

Por duket se kjo nuk i ka pëlqyer komentuesve  të cilët e kanë masakruar me komentet e tyre në faqen e presidentit.

Një qytetar i shkruan nëse ka një dhomë me qera atje në Lalës ose të rrijë te dhoma e maces së Metë Sashës. ALPENEWS/