Presidenti Ilir Meta nuk la pa thumbuar deklaratën e opozitës se me zgjedhjet e 30 qershorit rrëmbeu 85% të mbështetjes popullore. Ai tha se askush nuk duhet gëzuar para kohe përderisa nuk është faktike ajo që pretendohet.

“Presidenti Ka bërë çdo gjë që vendi të çelë negociatat, që të mos mbetet pa Gjykatë Kushtetuese. Presidenti ka për detyrë t’i shërbejë interesave kombëtare dhe një gjë e tillë është anëtarësimi në BE. Unë kam bërë përpjekjet më të mira që të merrnin provimin e vjeshtës. Kemi dëgjuar se do të kemi negociata edhe nga ana e PD. Ju e dini se presidentin e keni nga vendi i rakisë kështu që nuk ka si t’i trembet gotës së shampanjës. Ka një shprehje që unë e kam shumë për zemër: Mos bëni bajram me mend’. Kështu që festën duhet ta bëjmë të vërtetë. Askush nuk mund të me akuzojë që nuk kam bërë më të mirën. thonë se çfarë bëri presidenti. Papritur të gjithë u kënaqëm dhe u gëzuan, një palë fitoi 61 bashki dhe një tjetër fiton 85% të votuesve” tha Meta.