Pas deklaratës së Presidentit Meta, se mund të shpërndante Parlamentin, kanë reaguar edhe aktorët politik të mazhorancës. Sipas deputetit Ulsi Manja Presidenti nuk ka asnjë shans që ta bëjë një gjë të tillë.

“Kushtetuta flet qartë çfarë kompetencash ka Presidenti, çfarë ka Kuvendi, ju lutem mos u merrni me absurditete të tilla. Është populli ai që vendos për sovranin. Nuk ka asnjë shans”, tha Ulsi Manja.

Ndërsa ministri për Diasporën, Pandeli Majko uroi që mosmarrëveshjet të mos pështjellohen.

“Ka disa nene të Kushtetutës që duhen vlerësuar. Nuk besoj që sherri politik në Shqipëri duhet të precipitojë në këto histori. Shqipëria ka të nevojshme në këtë situatë stabilitetin politik dhe vendosjen e dialogut mes palëve”, u shpreh ai.