Nje dite pas nisjes se vitit te ri shkollor, shoqeruar me urime te pafundme, kreu i shtetit, Ilir Meta, ben nje thirrje te forte per reflektim, duke u ndalur ne te dhenat per ate qe ai e cileson “tkurrje dramatike të popullsisë”. Duke postuar ne faqen e tij ne Facebook, nje lajm te Zerit te Amerikes, me titullin “Në Shqipëri vazhdon largimi i popullsisë”, Meta thekson se “nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit”.

Ai i drejtohet me nje ftese ndjekesve te tij, teksa shkruan: “Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë”. Për hir të së vërtetës fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit studiojnë jashtë vendit, në Londër, në shkollat më të shtrenjta, ku një vit mësimor kushton 160 mijë euro për të dy.

Statusi i plotë i Metës:

Të dashur miq,

Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë.

Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit. Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.

Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi. Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.

Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!