Ish ministri i Drejtësisë i LSI Ylli Manjani shprehet e Presidenti nuk mund të shpërndajë parlamentin, duke nënvizuar se deklaratat bëhen për të goditur kreun e qeverisë.

Manjani të njejtën gjë thotë dhe për Ramën, që Parlamenti nuk e shkarkon dot presidentyin, ndaj cilido që do të ndëermerrte një hap të tillë ekstrem do dëmtonte vendin.

Postimi i plotë Manjanit:

Si kërcënimi i Parlamentit (Edi Ramës) që do shkarkojë Presidentin, ashtu edhe kërcënimi i Presidentit (Ilir Metes) se do shpërndajë Parlamentin janë tërësisht jashtë hapësirës Kushtetuese të Republikës.

Siç e kemi stërspjeguar, madje edhe të konfirmuar nga Komisioni i Venecias, procedura e shkarkimit të Presidentit është jo Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Kushtetuta parasheh se shpërndarja e Parlamentit bëhet vetëm kur ky i fundit dështon të zgjedhë Kryeministrin ose kur nuk arrin të miratojë buxhetin.

Asnjëri nuk legjitimohet të bëjë atë që kërcënon se do ta bëjë!

Cilido që do të ndërmerrte një hap të tillë ekstrem, pra të përdorte autoritetin formal për të goditur tjetrin, do sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin.

Në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria.

Ndaj nuk dua as ta mendoj këtë skenar. Nuk ja ka borxh ky vend askujt as një ’97 tjetër, por as një Enver Hoxhë të ri…