Presidenti Ilir Meta ka folur rreth situatës në vend, ndërsa ka theksuar se kriza në vend i ka rrënjët në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

I ftuar në emisionin “Përballë”, në TVSH, Meta tha se kriza është e thellë, nëse merren parasysh edhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese funksionale prej më shumë se një viti, paraliza e sistemit gjyqësorë dhe mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

“Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut mes maxhorancës e opozitës. Dialogu duhej të ishte një mekanizëm i vazhdueshëm, por të re kemi hapin ekstrem e të papranueshëm të opozitës e cila në bllok dogji mandatet.

Në këtë drejtim, po të kemi parasysh edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese funksionale prej më shumë se një vit dhe paraliza e sistemit gjyqësorë, të kemi parasyshë mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë, kriza është më e thellë se para dy vitesh apo më parë.

Kriza është kushtetuese dhe e thellë. Rrënjët i ka të hershme e burojnë që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe vazhdojnë me ndryshimet kushtetuese të para 2 viteve. Kriza aktuale kushtetuese dhe e thellë. Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut midis mazhorancës dhe opozitës.

Mungesa e gjykatës kushtetuese funksionale dhe paraliza në tërësi e sistemit gjyqësor do të shohim se kriza është më e thellë, fillon që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Aty mund të gjejmë rrënjët e kësaj krize në tërësinë e saj që është ashpërsuar në këto dy vite dhe sidomos në dy muajt e fundit pas këtij akti të opozitës. Ka patur një nxitim nga të dyja palët për të përshkallëzuar krizën”, tha Meta.

Presidenti shtoi më tej, se sipas tij, vendi ka bërë hapa pas sa i takon demokracisë parlamentare dhe hapa para drejt një liderizmi arbitrar.

“Kemi bërë hapa prapa sa i takon demokracisë parlamentare dhe kemi bërë hapa para drejt një liderizmi arbitrar. Pa ndryshuar sistemin zgjedhor është e vështirë të ndryshosh liderët.

Mos harrojmë që jemi një vend që kemi një trashëgimi autoritare dhe për shkak të këtij graviteti çdo hapësirë që mund t’i lihet liderit e çon atë drejt autoritarizmit. Kjo gjendje duhet të marrë fund.

Jemi në kohë për të mos shkuar drejt një konfrontimi që do të ishte i pafalshëm për të gjithë. Nuk duhet të rrezikojmë arritjet e vendit nga viti 1997 dhe në këtë drejtim duhet një reflektim nga të gjithë për të rikthyer vendin në një normalitet kushtetues“, u shpreh Meta.