Shumë i ashpër u tregua në deklaratat e tij në Open në Top Channel, presidenti Ilir Meta për disa diplomat.

Meta në Open tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj beteje që ka nisur.

Duhet ta kuptojë çdo vagabond ndërkombëtar, se Presidenti i Republikës do të jetë shumë i qartë në raport me ata që fyejnë popullin shqiptar- tha Meta.

Si shumë i qartë?- e pyeti Eni Vasili.

I qartë ashtu siç ndodhi me Boschard- tha Meta.

Ndërkohë ndërhyri edhe Andi Bushati i cili përmendi deklaratën e Palmer i cili thoshte të bëhen zgjedhjet ndërsa vlefshmërinëe tyre e shikojmë më pas. Kjo i bie që të reformojmë perëndimin. A do ta shpallni edhe Palmerin non-grata?

E kuptoj që ju doni njëlistë sa më të gjatë. Unë si kam hapur luftë askujt dhe nuk kam ndërmend të reformoj perëndimin. Vjedhja e disa ndërkombëtarëve janë aq të mëdha saqe nuk mbulohen dot, nuk fshihen dot- tha Meta.