Ilir Meta, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka dalë në një konferencë për shtyp pasditen e kësaj të premte.

Ai deklaroi se do të shpallë referendum për të mbrojtur Kushtetutën dhe shtetin. Por, në fakt ishte i paqartë, se për çfarë do të mbahej saktësisht referendumi.

Para daljes së Metës në konferencë, Presidenca kishte deklaruar se Meta do të përgjigjej edhe për reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, pas sulmeve të Metës një ditë më parë, ndaj Ambasadës amerikane në Tiranë.

Por, Meta pasi ka lexuar fjalimin e përgatitur, ka bërë shqiponjën me duar e ka ikur me vrap, pa ndaluar t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Kjo, edhe për shkakun se pak para konferencës së tij, Brukseli lëshoi një deklaratë të fortë, duke i cilësuar të papërshtatshme deklaratat e tij. Interesant është se ndërsa largohej, Ilir Meta në një moment, para se të bënte shqiponjën, nderoi edhe me përshendetjen fashiste të Musolinit.

LIVE – Deklaratë për mediat

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 22. November 2019