Presidenti ka njoftuar shqiptarët përmes Facebook se e ka kallëzuar kryetarin e KED. Ai shkruan se me këtë nënshkrim e mbajti fjalën. Ndër të tjera, Ilir Meta shton se po i jep një mundësi historike Reformës në Drejtësi.

“Të dashur qytetarë!

Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani.

Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj” – shkruan Presidenti teksa poston fotot e mëposhtme.