Ish-fituesja e Miss “BumBum”, Suzy Cortez, ka festuar me mënyrën e saj suksesin e Leo Messit.

Në ceremoninë “Theatre du Chatelet” të Parisit, argjentinasi fitoi për herë të 6-të gjatë karrierës së tij “Topin e Artë”.

Suzy ka postuar në rrjetet sociale një seri fotosh ku tregon hiret e saj seksi ndërsa në një imazh ajo është e lyer me ar për të treguar rëndësinë e këtij suksesi të Messit.

“Falënderim për lojtarin më të mirë në histori LeoMessi, fiton topin e tij të 6-të të artë”, shkruan bukuroshja e njohur që është tifoze e zjarrtë e argjentinasit të Barcelonës.

Siç mund ta shihni ajo është zhveshur duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.