Nga Flogert Muça

Dita e sotme, 5 shtatori, është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares së Nobelit e cila mahniti botën me zemrën dhe mendjen e saj.

Sot është një ditë e mirë për reflektim dhe për të dhënë mesazhe paqeje, dashurie e mirëkuptimi. Sot është një ditë për të kujtuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë.

Por, pas dy muajsh (korrik-gusht) pushime e qetësi për shqiptarët, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi janë kthyer pikërisht sot në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, duke vjell vrer ndaj Shqipërisë e duke lexuar raporte tjetër për tjetër.

Ata sot mësynë në media pa asnjë drojë duke dhënë mesazhin e kundërt nga Tereza, atë të përçarjes e luftës.

Gjithë balta e nxjerrë nga goja ndaj vendit sot, në këtë ditë krenarie për shqiptarët është një tjetër sinjal i humbjes së rrugës së arsyes nga opozita, i cila përtej çdo interesi qytetar e kombëtar, ka atë personal.