Në Parlamentin boshnjak ka mbërritur një pako me një zarf nga Serbia që brenda kishte një plumb.

Sipas raportimeve të mediave lokale, thuhet zarfi që mbante një plumb brenda kishte ardhur nga Beogradi, dhe ajo dërgesë ishte pranuar nga Zyra për Shërbime të Përbashkëta të Institucioneve të Bosnje e Hercegovinës.

Adresa e marrësit të zarfit ishte Parlamenti, rruga Trg BiH 1, megjithatë nuk është treguar saktësisht se për kë ishte dërgesa.

Lidhur me këtë tashmë po merren edhe policia dhe autoritetet boshnjake, për të zbuluar se kush ka qenë dërguesi i zarfit dhe cili është ‘mesazhi”.

Plumbi mësohet të ketë qenë i kalibrit 7.65./boldnews