Për shkak të punimeve që po kryhen në disa kabina elektrike në kryeqytet, OSHEE njofton qytetarët se ditën e hënë dhe të martë do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona të kryeqytetit.

Ky lajm bëhet i ditur nga OSHEE përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ndërsa specifikon oraret dhe zonat ku do ndërpritet energjia.

Njoftimi i OSHEE:

Datat 5-6 gusht

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, investim që pritet të rrisë cilësinë e furnizimit me energji në qytetin e Tiranës, në datat 5-6 gusht do të stakohet energjia në këto zona në kryeqytet

5 gusht

09:00-15:00

rruga “Mahmut Xhelili” pranë Hipotekës, rruga “Ali Demi”, zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Mine Peza”, rruga “Mine Peza”, rruga e Durrësit pranë ish- Kafe “Flora”

6 gusht

09:00-15:00

Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Mine Peza”