Saga e Neymar merr fund, por jo në mënyrën siç ka ëndërruar tërë verën 27-vjeçari.

Braziliani iu ka kërkuar përfaqësuesve të tij të shtunën në mbrëmje, që t’i ndalin përpjekjet për ta larguar atë nga klubi, si dhe t’i njoftojnë drejtuesit e PSG-së se ai dëshiron të qëndrojë.

27 vjeçari e mori këtë vendim pas përfundimit të bisedimeve mes PSG-së dhe Barcelonës dhe pasi kjo e fundit e kishte njoftuar se transferimi i tij është i pamundur.

Edhe pse ditë më parë “Sky Sports” në Itali raportoi se palët kishin arritur marrëveshje për brazilianin, PSG-ja ishte e shpejtë në mohimin e këtij lajmi.

Kështu Neymar është dorëzuar dhe do të qëndrojë në Paris edhe për një sezon tjetër.