Botuesi i gazetës Tema ka replikuar në distancë me kryedemokratin, teksa ky i fundit e akuzoi si klient besnik ndaj Ramës. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Mero Bazes ndaj Lulzim Bashës duke e ‘thumbuar’ këtë të fundit si kollovar serioz. “Luli deri tek vetja mban. Kur i përmend që me ato që ka bërë me Pallatin në Vlorë mund të çoj dhe vjehrrin në burg, nuk duron dot më. Kollovar serioz. Në shtëpi dhe parti” – shkruan Baze në rrjetet sociale.

Një natë më parë Baze shkruante se: Do të mjaftonte pallati i tij i ndërtuar në Vlorë për t’i bërë një radiografi gjithë platformës së tij qesharake. Nëse hetohet kë truall zaptoi vjehrri i tij, në emër të tij, duke hyrë në det, e duke ndërtuar pallate, sipas kësaj platforme, duhet të arrestohet.