Në konferencën për shtyp të Angela Merkel-it me kryeministren e Serbisë, një konferencë kjo që sapo ka përfunduar, kancelarja gjermane deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e Negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Kancelarja u pyet lidhur me opinionin e Francës dhe Hollandës, por zgjodhi të përgjigjej kështu:

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun Gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninen e Veriut ashtu dhe për Shqiperinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim,” deklaroi Merkel.