Myslimanët dhe hebrenjtë i përkasin shoqërisë sonë, njësoj si kristianët dhe ateistët, deklaroi kancelaria Angela Merkel në Bundestag .

”Afrika është një kontinent fantastik, me të rinj, me treg komercial për të ardhmen dhe fton gjermanët të investojnë më shumë”, shtoi kancelarja.

Ekstremistët e djathtë të ‘’Alternativa për Gjermaninë’’ u larguan nga salla në kohën që fliste kancelarja.

“Nuk ka asnjë falje për urrejtjen racore, shprehjet naziste, sulmet ndaj restoranteve të hebrenjve dhe sulmet ndaj policisë”, theksoi kancelarja Merkel.