Dashi
Kjo javë e re duket se fillon me një problem për shenjën e Dashit. Të lindurit nën këtë shenjë do të hasin vështirësi në një raport bashkëpunimi apo një marrëdhënie personale. Do u duhet të ndajnë mendjen në një raport të vështirë.

Demi
Do i kaplojë plogështia e nën këto rrethana, njerëzit e lindur nën shenjën e Demit do të ndihen të paqartë, të lodhur ! Kjo mungesë energjie do shoqërohet me ndonjë problem në punë apo me një person të dashur.

Binjakët
Këto nuk janë ditë aspak me fat për Binjakët. Sipas astrologes Meri , këta do u japin fund përfundimisht një marrëdhënieje e cila dukej shpresëdhënëse në fillim. Kishit menduar se do të arrinit diçka, por duket se disa raporte është thjesht e pamundur t’i menaxhosh.

Gaforrja
Për shumë kohë keni ndenjur të mbyllur, duke u munduar të ‘mbroni’ veten nga bota e jashtme, por pasi të dilni nga flluska juaj , do të kuptoni sa gabim keni bërë. Ju presin gjëra të bukura, ndaj shijojini dhe lëreni mënjanë frikën.

Luani
Kohët e fundit janë karakterizuar nga vrulli, por jo gjithmonë ky i fundit lidhet me produktivitet apo me arritje. Nuk jeni ende aty ku duhet lidhur me planet tuaja.

Virgjëresha
Këto kohë do të arrini të kuptoni pikat tuaja të dobëta, e kryesisht ato që lidhen me financat tuaja. Do të ndiheni të lodhur pasi u është dashur shumë kohë t’i kuptoni këto të fundit.

Peshorja
Ditët ku ju u përpoqët të bënit gjithçka për të mbajtur afër një person apo një lidhje po mbarojnë dhe tani e vërteta do ju shpaloset ashtu siç është.

Akrepi
Jeni shenjë e fshehtë, por ja që ndonjëherë gjërat nuk duhen bërë në këtë mënyrë. Shquheni se veproni në mënyrë diskrete, por ka ardhur momenti të tregoheni të vërtetë jo vetëm me veten, por edhe me të tjerët.

Shigjetari
Kjo periudhë do të karakterizohet nga përballjet e forta. Njerëzit që ju kanë qëndruar pranë e bashkëpunëtorët që ju kanë përkrahur do të largohen e do të tregohen më të rreptë me ju! Kërkesat ndaj jush dhe llogaridhëniet nuk do të mungojnë, ndaj bëhuni gati për konfrontime.

Bricjapi
Nuk do këtë më çaste të dobëta në mënyrën se si e keni drejtuar apo menaxhuar një pune apo marrëdhënie. Tani do ju kërkohet llogari

Ujori
Me sot mbaron periudha ku ju prisnit ndonjë lajm në lidhje me karrierën apo çështjet e rëndësishme familjare. Tani do të merrni frerët dhe do të vendosni vetë fatin tuaj.

Peshqit
Këtë periudhë mund të vazhdoni të kujdeseni për veten tuaj e të shpenzoni energji për plotësimin e kërkesave vetjake. Shfrytëzojini në maksimum këto ditë sepse së shpejti do futeni nën kontrollin e rreptë të Marsit në Akrep.